Historiku

Për më shumë se një shekull, ne kemi bashkuar traditën familjare dhe inovacionin, duke u fokusuar në mjekësinë e personalizuar dhe në trajtimet dhe konceptet revolucionare të qasjes ndaj sëmundjes.

Kompania F. Hoffmann - La Roche Ltd u themelua në vitin 1896 në Bazel të Zvicrës ndërsa themeluesi i saj ishte çifti i martuar Fritz Hoffmann dhe Adele La Roche. Qëllimi i tyre ishte të zhvillojnë dhe prodhojnë barna të reja, inovative dhe t'i shpërndajnë ato në mbarë botën.

Për më shumë se 100 vjet që nga themelimi i saj, Roche ka qenë pionier i shumë zbulimeve  mjekësore. Sot, dy sektorët, farmaceutika dhe diagnostika, në shumë fusha të ndryshme, kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit të njerëzve dhe cilësinë e jetës së tyre. 

Ne jemi krenarë për arritjet tona në të kaluarën dhe në të tashmen, por ajo që me të vërtetë na emocionon është e ardhmja.

Severin Schwan

CEO

Zbulo më shumë

Roche History