Në fakt, ndërsa një bar i caktuar është shumë efikas për një pacient, ai mund të mos tregojë rezultatet e dëshiruara te një pacient tjetër, pavarësisht nga e njëjta diagnozë. Faktorët që lidhen me vetë sëmundjen dhe me individin, mund të ndikojnë në mënyrën e funksionimit të barit, por nëse kemi qasje të ndryshme për trajtimit e pacientëve të ndryshëm, atëhere këto dallime nuk do të jenë të diskutueshme. Me fjalë të tjera, mjekësia konvencionale nuk është aq e efikase sa mund të jetë, pasi disa pacientë marrin trajtim që nuk është i përshtatshëm për ta dhe që, në disa raste shkakton efekte anësore serioze. Esenca e konceptit të Mjekësisë së Personalizuar qëndron në përshtatjen e trajtimit ndaj pacientit, që rezulton me arritjen e efektit maksimal terapeutik dhe trajtimit të sigurt.
Pra, mjekësia e personalizuar nënkupton aplikimin e një trajtimi të targetur për grupe specifike të pacientëve të cilët do të kenë përgjigjen më të mirë ndaj terapisë, në vend të konceptit "trajtimi i njëjtë u përshtatet të gjithëve", dhe bazohet në faktin se njerëzit janë të ndryshëm, dhe sëmundjet kanë një ndikim të ndryshëm.
Sigurisht, ky koncept nuk do të thotë që ekziston një bar specifik për secilin pacient, por ekziston një trajtim që manifeston efikasitetin e tij maksimal pikërisht në disa nëngrupe të cilat kanë ngjashmëri të caktuara, qoftë në nivelin gjenetik, ose në nivelin molekular të sëmundjes nga e cila vuajnë.
Kjo qasje ka një potencial të jashtëzakonshëm për ta bërë trajtimin më efikas, më të sigurt dhe më të mirë për pacientët, por edhe për profesionistët e kujdesit shëndetësor, fondet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërinë në përgjithësi.
Roche është e pozicionuar në mënyrë ideale, dhe duke marrë parasysh Departamentin e Farmaceutikës dhe Departamentin e Diagnostikës, për të prezantuar dhe zbatuar konceptin e Mjekësisë së Personalizuar.
Një shembull është trajtimi i kancerit të gjirit: duke matur praninë e faktorit të rritjes (HER 2) në kancerin e gjirit me ndihmën e testeve specifike, siç janë testet Roche Tissue Diagnostics (Ventana), ne identifikojmë pacientët të cilët do t’i përgjigjen terapisë biologjike të drejtuar kundër HER, kështu që kjo terapi vepron duke targetur këtë faktor të rritjes.
Një shembull tjetër është trajtimi i hepatitit: duke përdorur testet shumë të ndjeshme, PCR në kohë reale, të cilat matin nivelin e virusit në gjakun e një pacienti dhe bëjnë gjenotipizimin, përcaktohet kohëzgjatja e mjekimit dhe për disa pacientë mjafton një periudhe më e shkurtër mjekimi, kurse për disa pacientë kërkohet një periudhe më e gjatë e mjekimit, me një terapi të përshtatshme.
Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45