Onkologjia është një shkencë e cila ka për qëllim të kuptojë dhe të trajtojë sëmundjet malinje (kancerin). Kanceri është një sëmundje komplekse. Ekzistojnë më shumë se 250 lloje të ndryshme të kancerit, por ata e kanë një gjë të përbashkët - formohen kur qelizat fillojnë të rriten dhe të ndahen në mënyrë të pakontrollueshme. Sa më mirë që ta njohim sëmundjen, në mënyrë aq më efikase mund ta mjekojmë atë. Kjo është arsyeja pse qëllimi ynë është të kuptojmë më mirë biologjinë e tumorit dhe t'i sigurojmë secilit pacient individual një opsion terapeutik të individualizuar: mjekësinë e personalizuar. Për këtë, terapia e targetuar dhe imunoterapia do të na ndihmojnë më shumë.
Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45