Kanceri i fshikëzës së urinës paraqet rritjen jo normale të qelizave në mukozën e fshikëzës.2 Dallojmë tre lloje më të zakonshme të kancerit të fshikëzës:2
Kanceri urotelial - i njohur edhe si kanceri i epitelit transicional, i cili zhvillohet në qelizat e mukozës së fshikëzës së urinës. Ky është lloji dukshëm më i shpesh dhe shfaqet në 90% të rasteve të kancerit të fshikëzës së urinës.
Karcinoma me qeliza skuamoze– formohet nga qelizat skuamoze, gjithashtu në mukozën e fshikëzës së urinës. Shfaqet në 4% të rasteve.
Adenokarcinoma – formohet gjithashtu në mukozën e fshikëzës së urinës, këtë herë nga qelizat glandulare (të gjëndrës). Shfaqet në 2% të rasteve.
Simptomat më të zakonshme të kancerit të fshikëzës së urinës janë: gjaku në urinë, dhimbja e barkut, dhimbja e në pjesën e poshtme të shpinës, irritimi i fshikëzës.3,4
Rreth gjysma e rasteve të kancerit të fshikëzës së urinës diagnostikohen në fazën e hershme, kanceri jo- invaziv-muskulor, (faza 0-I),5 që do të thotë se qelizat e kancerit gjenden vetëm në mukozën e fshikëzës.6 Si me të gjitha kanceret, diagnoza e hershme përmirëson shumë rezultatet e trajtimit dhe shanset e mbijetesës.
Rreth një e treta e rasteve diagnostikohet kur kanceri tashmë është përhapur më thellë në murin e fshikëzës respektivisht në fazën invazive muskulore (fazat II dhe III).6 Në raste të tjera, kanceri zbulohet vetëm në fazën e përparuar kur ai është përhapur tashmë në organet dhe indet përreth5 – faza metastatike (faza IV).6
Edhe pse tre të katërtat e rasteve të kancerit të fshikëzës ndodhin tek burrat, gratë shpesh diagnostikohen me kancer të fshikëzës vetëm në fazën e përparuar (faza III-IV) 5. Kjo mund të jetë për shkak të faktit se simptomat e hershme të kancerit të fshikëzës së urinës shpesh zëvendësohen nga simptomat e infeksionit të fshikëzës së urinës, të cilat janë më të zakonshme tek gratë. 8,9
Tek diagnoza e kancerit të fshikëzës në fazën IV, shkalla e mbijetesës pesë-vjeçare për gratë është 15% krahasuar me 27% për burrat. Esencialisht, gratë kanë një shkallë mbijetese pesë-vjeçare më të ulët krahasuar me burrat në të gjitha fazat e sëmundjes.7 Kjo tregon se ka nevojë për të rritur ndërgjegjësimin për simptomat e hershme të kancerit të fshikëzës, veçanërisht te gratë.
Investimet e vazhdueshme në hulumtime në fushën e biologjisë së tumorit si dhe zhvillimi dhe aplikimi i imunoterapisë kundër kancerit ka sjellë shpresë dhe perspektivë të re për një numër të pacientëve të cilët vuajnë nga kanceri i fshikëzës urinare. Pas 30 vjetësh pa kurrfarë inovacioni, shpresojmë që kombinimet e mundësive të reja të trajtimit të përmirësojnë jetën e pacientëve me kancer të fshikëzës së urinës.
Referencat
1. Bray et al. Global cancer statistics 2018: GLOBOCAN estimates of incidence and mortality worldwide for 36 cancers in 185 countries. Ca Cancer J Clin. 2018;68:394-424.
*Calculation based on Global cancer statistics 2018: GLOBOCAN estimates of incidence and mortality worldwide for bladder cancer, percentage of global incidence attributed to diagnosis in men
2. Cancer.Net. [Internet; cited 2019 April 5]. Available from:
3. NHS. [Internet; cited 2019 April 5]. Available from:
4. Fight bladder cancer. [Internet; cited 2019 April 5]. Available from:
5. National Cancer Institute. [Internet; cited 2019 April 5]. Available from:
6. Cancer.Net. [Internet; cited 2019 April 5]. Available from:
7. Dobruch J et al. Gender and Bladder Cancer: A Collaborative Review of Etiology, Biology, and Outcomes. Eur Urol. 2016;69:300-310.
8. Richards K.A et al. Urinary tract infection-like symptom is associated with worse bladder cancer outcomes in the Medicare population: Implications for sex disparities. Int J Urol. 2016;23:42-47.
9. Nicholson, B. D et al. Bladder cancer in women. BMJ. 2014;348:g2171-g2171
Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45